Kujdesi dhe pastrimi – Electrolux EGC3322NOK Manuel d'utilisation

Page 9

Advertising
background image

PARALAJMËRIM
Sigurohuni që dorezat e
tenxhereve të mos qëndrojnë mbi
pjesën e përparme të sipërfaqes
së vatrës. Sigurohuni që tenxheret
të jenë vendosur në qendër mbi
unazat, për të përfituar stabilitet
maksimal dhe konsumin më të
ulët të gazit.

Mos vendosni mbi unaza tenxhere që nuk
qëndrojnë mirë ose janë të dëmtuara për
të parandaluar derdhjen dhe lëndimet.

PARALAJMËRIM
Mos përdorni difuzor flake.

PARALAJMËRIM
Lëngjet e derdhura gjatë gatimit
mund të shkaktojnë thyerjen e
xhamit

6. KUJDESI DHE PASTRIMI

PARALAJMËRIM
Referojuni kapitujve të sigurisë.

PARALAJMËRIM
Çaktivizojeni pajisjen dhe lëreni të
ftohet para se ta pastroni.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti
elektrik, përpara se të kryeni çdo
veprim pastrimi ose mirëmbajtjeje.

Gërvishtjet ose njollat e errëta mbi
sipërfaqe nuk ndikojnë në
funksionimin e pajisjes.

• Për ta pastruar më mirë vatrën, mund t'i

hiqni skarat mbështetëse të tenxhereve.

• Për t'i pastruar pjesët e emaluara,

bekun dhe kurorën, lajini ato me ujë të
ngrohtë dhe sapun dhe thajini me
kujdes përpara se t'i vendosni në vend.

• Lani pjesët prej inoksi me ujë dhe pastaj

thajini me një leckë të butë.

• Skarat mbështetëse të tenxhereve nuk

janë të përshtatshme për t’u larë në
enëlarëse. Ato duhet të lahen me dorë.

• Veshja prej smalti ndonjëherë mund të

ketë cepa të fortë, kështu që bëni
kujdes kur të lani me dorë
mbështetëset e tiganëve dhe kur t'u
thani. Nëse është e nevojshme, hiqni
njollat e forta me një pastrues në trajtë
paste.

• Sigurohuni që pas pastrimit t'i vendosni

skarat mbështetëse si duhet.

• Në mënyrë që vatrat të funksionojnë

mirë, sigurohuni që krahët e skarës
mbajtëse të jenë në qendër të vatrës.

Tregoni shumë kujdes kur t'i

rivendosni skarat mbështetëse, për
të mos e dëmtuar rrafshin e gatimit.

Pas pastrimit, thajeni pajisjen me një leckë
të butë.

Heqja e ndotjeve:

1.

Hiqni menjëherë: plastmas të

shkrirë, celofan dhe ushqime që
përmbajnë sheqer.

Fikni pajisjen dhe lëreni të

ftohet para se të pastroni: njollat e
çmërsit, rrëketë e ujit, njollat e
yndyrës, çngjyrosjet metalike.
Përdorni një pastrues të veçantë që
mund të përdoret për sipërfaqen e
vatrës së gatimit.

2.

Pastrojeni pajisjen me një leckë të
njomë dhe me pak detergjent.

3.

Në fund, thajeni pajisjen duke e
fërkuar me një leckë të pastër.

PARALAJMËRIM
Mos përdorni thikë, kruajtëse ose
instrumente të ngjashme për të
pastruar sipërfaqen e xhamit ose
vendet midis buzëve të vatrave
dhe skeletit (nëse ka).

PARALAJMËRIM
Mos i rrëshqitni enët mbi xham,
sepse sipërfaqja mund të
gërvishtet. Gjithashtu, mos lejoni
që objektet e rënda ose të
mprehta të bien mbi xham ose të
godasin buzën e vatrës të gatimit.

SHQIP

9

Advertising