Udhëzime dhe këshilla të nevojshme, 2 fikja e pipëzës, 1 kursimet e energjisë – Electrolux EGC3322NOK Manuel d'utilisation

Page 8

Advertising
background image

A

B

C

A)

Beku dhe kurora e gatimit

B)

Termoçiftet

C)

Kandela e ndezjes

PARALAJMËRIM
Mos e mbani çelësin e kontrollit të
shtypur për më shumë se 15
sekonda.
Nëse pipëza nuk ndizet mbas 15
sekondash, lëshoni dorezën e
kontrollit, kthejeni në pozicionin
fikur dhe provoni të ndizni përsëri
pipëzën mbas minimumi 1 minute.

Kur nuk ka rrymë elektrike, mund
ta ndizni vatrën pa ndihmën e
ndezësit elektrik; në këtë rast
afrojini vatrës një flakë, shtyjeni
dorezën përkatëse dhe kthejeni në
drejtim kundërorar në pozicionin e
çlirimit të gazit në maksimum.

Nëse pipëza fiket aksidentalisht,
rrotulloni dorezën e kontrollit në
pozicionin fikur dhe provoni të
ndizni pipëzën përsëri mbas
minimumi 1 minute.

Prodhuesi i shkëndijës mund të
ndizet automatikisht kur ju lidhni
rrjetin elektrik, mbas instalimit të
një ndërprerësi elektrik. Kjo është
normale.

4.2 Fikja e pipëzës

Për të fikur flakën, rrotullojeni çelësin në
simbolin (

).

PARALAJMËRIM
Gjithnjë uleni flakën ose fikeni atë
përpara se të hiqni enët nga vatra.

5. UDHËZIME DHE KËSHILLA TË NEVOJSHME

PARALAJMËRIM
Referojuni kapitujve të sigurisë.

5.1 Kursimet e energjisë

• Nëse është e mundur, vendosuni enëve

gjithmonë kapak.

• Kur lëngu fillon të valojë, uleni flakën për

ta zierë lëngun ngadalë.

PARALAJMËRIM
Përdorni enë gatimi diametri i të
cilave korrespondon me përmasat
e vatrave.

Vatra

Diametrat e enëve të

gatimit

E shpejtë

160 - 240 mm

Ndihmëse

80 - 160 mm

PARALAJMËRIM
Mos përdorni tiganë prej gize, enë
balte, pllaka skare ose pllakat
thekëse mbi vatrat e gazit.

PARALAJMËRIM
Sigurohuni që fundet e tenxhereve
të mos qëndrojnë mbi çelësat e
kontrollit. Nëse çelësat e kontrollit
ndodhen poshtë fundeve të
tenxhereve, flaka i nxeh ato.
Mos vendosni të njëjtin tigan mbi
dy vatra.

8

www.electrolux.com

Advertising